Google+

TË FUNDIT

Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.

Bebet e mësojnë gjuhën amtare derisa janë në barkun e nënës



Bebet e mësojnë gjuhën amtare derisa janë në barkun e nënës
Jan 12th 2013, 21:44

21Studimi i ri i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedi zbuluar që bebet e palindura tregojnë interesim për gjuhën amtare vetëm disa orë pas lindjes, çka do të thotë që prej barkut kanë filluar të dallojnë tinguj të caktuar të lidhur me gjuhën amtare.
Hulumtuesit e Universitetit Pacific Lutheran në Washington hulumtimin e kanë bazuar në 40 të sapolindur në SHBA dhe 40 në Suedi. Foshnjat janë lindur në periudhën prej katër deri 75 orë. Janë testuar në dy sete zërash – 17 në gjuhën amtare dhe 17 në gjuhën e huaj. Interesimi i tyre është matur sipas asaj se sa gjatë e kanë thithur cucllën e lidhur në kompjuter.
Duke dëgjuar gjuhën e huaj më gjatë kanë thithur cucllën në krahasim me dëgjimin e gjuhës amtare.
"Këto foshnje zërat e nënave të veta i kanë dëgjuar që në bark dhe nënat kanë ndikuar të parat në trurin e tyre", shpjegon bashkautorja e hulumtimit, Patricia Kuhl. "Fakti që këta tinguj mësohen në barkun e nënës do të thotë që foshnjat edhe para lindjes shfrytëzojnë disa qendra shumë të sofistikuara në tru". Këto zbulime do të publikohen në revistën shkencore “Acta Paediatrica”.
Qendra britanike për bebe i këshillon nënat t’u flasin dhe këndojnë foshnjave të tyre në bark, gjë që do t'u ndihmojë të lidhen, dhe pas lindjes i sapolinduri më shumë rëndësi do t’i kushtojë zërit të tyre se sa zërave tjerë.